E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau pa dashje shokun me kallashnikov në Bulqizë, arrestohet Klodian Kola
Publik News

Vrau pa dashje shokun me kallashnikov në Bulqizë, arrestohet Klodian Kola

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Elidon Basha.

Ai kishte dalë për gjueti me shokun e tij Klodian Kola, i cili nga pakujdesia ka qëlluar me të riun.

Në fillim nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se ishin disa persona të tjerë që kanë qëlluar mbi ta, por policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, duke bërë të mundur dhe sekuestrimin e armëve që të rinjtë kishin marrë me vete, përfshirë dhe kallashnikovin me të cilin është qëlluar Basha.

Autoritetet e kanë cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë janë proceduar dhe prindërit e Klodian Kolës, për fshehje dhe pengim të zbulimit të së vërtetës.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë.

Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia.

Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për  veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë -Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B.

Si rezultat  i veprimeve hetimore u  bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22-vjeçarin, ngjarje e ndodhur  në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak, vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu, një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore  si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  K. K., 27 vjeç, lindur  dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu  janë proceduar penalisht  prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K.,  e M.K., pasi autori së bashku me prindërit  kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe  kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje  pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”,  “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”,  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.