E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau të atin dhe e hodhi në pus, publikohet fotoja ku autori dhe bashkëpunëtori shfaqen të qeshur pas krimit
Lajme

Vrau të atin dhe e hodhi në pus, publikohet fotoja ku autori dhe bashkëpunëtori shfaqen të qeshur pas krimit

Në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit, policia ka vënë në pranga ditën e sotme dhe një 25-vjeçar, Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.

Kjo çështje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, po trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku janë sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku viktimë mbeti Enver Balla.

Në emision është publikuar një foto e 2 bashkëpunëtorëve, për të cilën gazetari Merin Maçi thotë se është shkrepur disa ditë pas vrasjes së Enver Ballës.

“Është një foto e bërë vetëm disa ditë pas ngjarjes, është gjetur edhe kjo foto, autori dhe Edison Braja, bashkëpunëtori i tij”, tha gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.