E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuan nga sëmundja e rrallë, Celine Dion del në publik pas tre vite e gjysmë
Lajme

Vuan nga sëmundja e rrallë, Celine Dion del në publik pas tre vite e gjysmë

Këngëtarja e njohur Celine Dion del pas tre vitesh e gjysmë në publik, kjo si pasojë e një sëmundje të rrallë.

Daljen në publik pas kaq shumë kohësh ajo vendosi ta bëjë në një lojë hokej në T-Mobile Arena mes Vegas Golden Knights dhe ekipit të vendlindjes së saj, Montreal Canadiens.

Këngëtarja vuan nga “Sindroma e personit të ngurtë” e cila ia ka pamundësuar asaj aktivitetet e saj në publik, shkruan lajmi.net.

Celine Dion e shoqëruan djemtë saj, Rene-Charles dhe binjakët Nelson dhe Eddie në daljen e saj publike pas tre vitesh e gjysmë.

Këngëtarja e njoftoi publikun për sëmundjen e saj në fund të vitit 2022 dhe e la karrierën e saj për tu fokusuar tek shëndeti.

Sindroma e Personit të ngurtë (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune e cila prek dy herë më shumë femrat se meshkujt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.