Në një konferencë të përbashkët shtypi në përfundim të takimit, Vuçiç tha se me kryediplomaten evropiane biseduan për kapitujt rreth anëtarësimit të Serbisë në BE.
Çështja e Kosovës ka qenë një pikë për të cilën dy zyrtarët e larët nuk kanë gjetur dakordësi.
Siç tha Vuçic, në takim me Mogherini të dy ata nuk janë pajtuar për gjithçka.
“Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës”, tha Vuçiç, transmetojnë mediat serbe.



