E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç i del  në mbrojtje Raidoçiçit : S’mund ta dorëzojmë në një vend që s’e njohim
Lajme

Vuçiç i del në mbrojtje Raidoçiçit : S’mund ta dorëzojmë në një vend që s’e njohim

Në një intervistë për “Sky News” ai ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, se një pjesë të armëve, përveç BeH-së, dyshohet se i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci. Ai ka paraqitur edhe detaje të reja. I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi gjoja i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë, presidenti i Serbisë thotë, se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë, por jo mik”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Presidenti serb pretendoi edhe për Sky News se “pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre”.

“Ata djem që i ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiq.

Presidenti serb arsyetohet se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.

“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë, është një kënd tjetër që duhet ta shikoni. Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiç.

Ai foli për Sky news edhe për terroristin Milan Radoiçiçin.

Autoritetet gjyqësore serbe e akuzojnë Radoiçiçin se kinse ka blerë armë, municione dhe eksploziv nga Tuzla që nga janari, duke i dorëzuar ato në territorin e Beogradit dhe më pas i ka ruajtur në territorin e Kosovës. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina mohoi se armët ishin nga Tuzla.

Tani presidenti i Serbisë paraqet detaje të reja duke iu referuar deklaratës së Radoiçiçit.

“Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje e Hercegovinë, le ta kontrollojmë tani”, tha ai.

Vuçiç është përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Radoiçiç është aleati i tij i ngushtë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”, tha ai.

Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij.

“Ai u akuzua. Ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiç.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiç përgjigjet me një pyetje: “Po tallesh me mua apo çfarë? Po ju them kështu sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiç.

“Kishte mijëra krime të rënda dhe edhe pse ne jemi anëtarë të OKB-së, ata nuk ekstraduan askënd në Beograd, shkruan Gazeta Expres.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.