E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj lë amanetet, por jo në restorant: Unë në ministri ‘shtetar serioz’ dhe ‘histori suksesi’, por ja ‘kush ma futi’
Politikë

Xhafaj lë amanetet, por jo në restorant: Unë në ministri ‘shtetar serioz’ dhe ‘histori suksesi’, por ja ‘kush ma futi’

Fatmir Xhafaj, ‘është përcjellë” sot me vartësit e tij në ministri dhe Polici. Ndryshe nga pararendësi i tij, Saimir Tahiri, i cili takimin “e përcjelljes” e bëri në një lokal, Xhafaj ka zgjedhur një takim në ministri, kur për rreth 30 minuta fjalim, renditi “historitë e suksesit” të ministrisë së drejtuar prej tij, duke e etiketuar veten një “shtetar serioz”.

Xhafaj zbuloi edhe kush “ia futi”, aq sa ai u detyrua të largohej nga drejtimi i ministrisë së Brendshme, nëpërmjet një fjalimi 30 minutash.

“Vendimi për largimin tim, erdhi në kohën e duhur dhe nuk ishte i imponuar. Po largohem duke i përmbushur objektivat me shumë sakrifica edhe familjare. Po  largohem pas sulmeve të opozitës. Mund të thuheshin ndryshe gjërat ndaj meje. Ka shumë mënyra për ta thënë ato. Sulmet e opozitës ndaj meje meje edhe pjesë e interesave të botës së krimit. Përballë këtij realiteti unë kam qenë një shtetar serioz”, u shpreh midis të tjerave Xhafaj.

Fatmir Xhafaj hoqi dorë nga posti i ministrit më 27 tetor, ndërsa lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e Ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i akuzuar nga opozita për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve. Në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha në vend të Xhafajt u emërua ministri teknik Dritan Demiraj, por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në kabinetin “Rama 2”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.