E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaka i jashtëzakonshëm, renditet i dyti për lojtarët më me ndikim në botë
Lajme

Xhaka i jashtëzakonshëm, renditet i dyti për lojtarët më me ndikim në botë

Granit Xhaka lojtari i dytë më me ndikim në botë. Kështu shkruan gazetare zvicerane Blick, në një artikull të bërë publik së fundmi. Gjithçka është prodhuar nga rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES.

Sipas asaj që shkruhet, vetëm Rodri (Manchester City) bën më mirë se mesfushori me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Analiza është bërë në bazë të fizikut, mënyrës së shpërndarjes së topave, goditjet, asistet, fundi i aksionit dhe duelet në ajër. Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë.  Gjithsesi, ai është shumë larg Rodrit, i cili ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh.

31-vjeçari Xhaka është impenjuar në 32 ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, ku i ka dhënë një dorë të madhe Leverkusenit në fitimin e titullit kampion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.