E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhi Edi, tallu me kabinetin tënd qeveritar  por unë maskën nuk e vë
Publik News

Xhaxhi Edi, tallu me kabinetin tënd qeveritar por unë maskën nuk e vë

Maskën nuk e vë, Xhaxhi Edi.

Xhaxhi Edi, më ndaluan policët e tu sot. Nxorra menjëherë mjetin e identifikimit dhe u thashë- Askush prej jush nuk ka të drejtë të më prekë me dorë. Urdhëroni mjetin e identifikimit dhe më gjobisni nëse dëshironi.

Në të vërtetë, u përpoqën që të më sillnin në udhën e duhur duke më thënë me dashamirësi- Duhet ta vendosësh maskën”

E di si u përgjigja Xhaxhi Edi?!

Nuk e vë maskën, pasi kjo është tallje. Unë jam duke ecur tek pullë në rrugë dhe më kërkohet maska. Ndërkohë që 5 metra larg meje është një klub, ku njerëzit janë ulur dhe nuk kanë as maskë dhe nuk respektojnë kurrfarë distancimi fizik.

E di si u përgjigjën policët e tu Xhaxhi Edi?!

Kemi një akt normativ dhe duhet ta zbatojmë.

Unë nuk e zbatoj aktin tënd normativ Xhaxhi Edi, pasi është tallje e mirëfilltë.

Tallu me kabinetin tënd qeveritar. Jo me shqiptarët.

Nesër mund të nxjerrësh edhe një akt normativ, ku mund të na thuash të ecim këmbadorazi si masë parandaluese për virusin dhe të na kërkosh ta zbatojmë.

Ti mund ta kthesh çdo marrëzi tënden në akt normativ, por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta zbatojmë.

Teksa firmosa gjobën Xhaxhi Edi, punonjësi i policisë më kërkoi me shumë edukatë mos të vija përshëndetjen e zakonshme mbi gjobë, ku të dërgoj të falat speciale.

Ia plotësova dëshirën për hir të moshës dhe jo frikës.

Sidoqoftë Xhaxhi Edi, po ta ripërsëris publikisht se unë maskën nuk e vë. Nuk i bindem talljes sate. Jo gjobë të më vësh, por edhe në burg të më fusësh atë maskë nuk e vë.

Meqënëse nuk të përshëndeta në fletën e gjobës po ta jap përshëndetjen me shkurtim (R. K.T. K.R)

Post Scriptum- Ta dhashë me shkurtim përshëndetjen, pasi kam dëgjuar që shokët dhe shoqet e kooperativës rilindase skuqen po të dëgjojnë përshëndetje të tilla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.