E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhelal Mziu: S’kam konflikte me njeri. Sulmi hakmarrje politike
Lajme

Xhelal Mziu: S’kam konflikte me njeri. Sulmi hakmarrje politike

Sulmi hakmarrje politike, sinjal nga mazhoranca për të mbyllur gojën

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit pranë banesës së tij në Kamëz, duke e konsideruar sulmin si një akt hakmarrjeje politike.

Mziu theksoi se shpërthimi nuk shkaktoi dëme njerëzore, por pati dëme materiale. Ai e cilësoi ngjarjen si një sinjal nga mazhoranca për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të frikësuar ata që kundërshtojnë qeverinë.

Mziu shtoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale dhe e sheh këtë si një përpjekje për që opozita mos flasë ndaj krimit dhe korrupsionit në qeveri.

Xhelal Mziu: Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.  Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.