E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Shehu tek Alizoti, si e komentojnë demokratët lëvizjen e Salianjit
Lajme

Nga Shehu tek Alizoti, si e komentojnë demokratët lëvizjen e Salianjit

Pas fillimit të foltores së Ervin Salianjit në Durrës, deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur për këtë aktivitet dhe për mbështetjen ndaj tij.

Deputeti Tritan Shehu tha se nuk dëshiron të komentojë zgjedhjet personale të çdo individi.

Ndërsa Saimir Korreshi theksoi se takon çdo demokrat: “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë.”

Edhe Xhelal Mziu deklaroi se “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.

Agron Gjekmarkaj nuk pranoi të komentojë, duke iu përgjigjur gazetarëve vetëm: “Ditë të mbarë.”

Deputeti Tomor Alizoti, i pyetur për takimin e mbrëmjes së të mërkurës ku ishte i pranishëm edhe Ilir Alimehmeti, u shpreh shkurt: “Ervini është miku im, një djalë flori”, pa pranuar të japë më shumë komente.

Ai kërkoi gjithashtu që fokusin të vendosin tek Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së dhe e përfshirë në hetime për abuzim me tendera.

“Ka ndonjë pyetje për Ballukun, për qeverinë? Ervini është miku im, një djalë flori, por unë dua një pyetje për qeverinë, përqendrohuni se ngelët tek opozita”, tha Alizoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.