‘Je mësuar te Shtëpia e Fëmijës’, zyrtari i PS braktis emisionin
U ofendua nga deputeti demokrat
Një debat tejet i tensionuar shpërtheu në studion e emisionit “Off the Record” të gazetarit Andrea Danglli, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu dhe këshilltarit të PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, duke degjeneruar në akuza të rënda dhe ofendime personale.
Gjatë diskutimit për protestën e opozitës, Mziu deklaroi se mobilizimi i qytetarëve është vetëm “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se njerëzit po reagojnë sepse “nuk kanë më minimumin jetik”.
Në kundërpërgjigje, Muharremi i cilësoi deklaratat e tij hipokrizi, duke përmendur si shembull rritjen e çmimeve, përfshirë edhe atë të transportit publik.
Akuza të rënda dhe përplasje personale
Debati mori një kthesë më të ashpër kur Mziu sulmoi qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin me tone të forta:
“Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut. Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën.”
Muharremi reagoi menjëherë, duke e cilësuar këtë gjuhë “të tmerrshme dhe të papranueshme”.
Tensionet u rritën edhe më shumë kur Mziu vijoi me një tjetër koment të rëndë:
“Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti.”
Reagimi dhe largimi nga studio
Pas këtij momenti, Alfred Muharremi deklaroi se nuk mund të pranojë ofendime dhe diskriminim, duke u çuar në këmbë dhe duke braktisur studion e emisionit.
Emisioni vazhdoi pas disa minutash ndërprerje, ndërsa debati ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



