E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhelozia për të dashurën e futi në rrugë të gabuar/ Kapet me drogë shqiptari në Itali
Lajme

Xhelozia për të dashurën e futi në rrugë të gabuar/ Kapet me drogë shqiptari në Itali

“Mos puno më gjatë natës, do të kujdesem unë për ty”. U deshën vetëm dy muaj “punë” për të çuar pas hekurave një shqiptar në Perugia të Italisë.

I arrestuari, siç shkruan “Perugia Today”, nuk i pëlqente që e dashura e tij të punonte në një klub nate dhe kështu, vendosi ta bindte që të linte gjithçka për të hapur një bar.

Karabinierët e vendit fqinj kishin vënë re menjëherë një ndryshim në tregun e kokainës në qytet. Disa klientë të rregullt, për disa muaj nuk u vunë re në sheshet e zakonshme për të blerë lëndët narkotike. Policia u vu në lëvizje për të zbuluar vendndodhjen e re.

Të hënën e kaluar, policia vuri nën vëzhgim parkingun e një ndërtese, duke pritur ardhjen e blerësve. Aty zbuluan edhe shqiptarin, duke hyrë dhe duke e arrestuar.

Shqiptarit, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, iu gjetën gram kokainë, të ndarë në pesë pako të vogla dhe 40 gramë marijuana. Ndërsa në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 6000 euro.

Ditën e sotme, u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, kur përveç avokatit mbrojtës, u paraqit edhe e dashura e shqiptarit, duke deklaruar se të paktën 5 mijë euro ishin të ardhura nga puna e saj në lokalet e natës, punë për të cilën shqiptari ishte bërë xheloz dhe kishte vendosur ta ndalte.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.