E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhisiela Maloku del në mbrojtje të deputetit të PS: Është njeri i pafajshëm
Lajme

Xhisiela Maloku del në mbrojtje të deputetit të PS: Është njeri i pafajshëm

Xhisiela Maloku në intervistën e saj të dhënë për gazetaren Eni Vasili në emisionin Open, ka dalë në mbrojtje të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Vajza nga Nikla që prej një jave është bërë kryefjala e politikës dhe e mediave, ka thënë në se ish oficeri Emiljano Nuhu ka përdorur padinë e saj dhe me këtë po godet njerëz të pafajshëm si babain e Rexhpit,  deputetin e PS-ë, Rrahman Rraja për të cilin tha se është “njeri i pafajshëm”.

Unë nuk e kam lexuar atë ekspertizë, por shenjat në shpatull janë të një aksidenti që kam bërë në Patos. Makina është dërguar në varreza. Unë kam shenjë cigare edhe në vende të tjera sepse sa herë që ziheshim, digjnim veten. Edhe Rexhepin po ta shikonim, ka dhe ai shenja cigaresh. Nga nervat i bëjmë vetë.

Absolutisht nuk po e justifikoj Rexhepin, nuk jam nën presion dhe as nën kërcënim. Nuk e kam pranuar mbrojtjen e prokurorisë. E gjithë kjo është bërë vetëm për një zënkë xhelozie. Nuk më ka djegur me cigare dhe nuk më ka kërcënuar me pistoletë.

Thjesht më ka goditur me shuplakë. Nuk e di pse ish-oficeri i policisë më ka nxjerrë mua në media dhe po përdor njerëzit e pafajshëm, duke nisur nga babai i Rexhepit, deputeti Rrahman Rraja”, shprehet Xhisiela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.