24-vjeçarja: Arkimed lepurushi, videon e kam parë me sytë e mi
Një përballje e re virtuale ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë mes Stresi dhe Xhovana Nikolli. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka përdorur tone të forta dhe ironi të drejtpërdrejtë ndaj reperit, duke risjellë në vëmendje edhe episode nga e kaluara.
Në deklarimet e saj, Nikolli shprehet se zotëron materiale që, sipas saj, mund të dëmtojnë imazhin e artistit. Ajo përmend gjithashtu një ngjarje të pretenduar, ku Stresi thuhet se është përballur me dhunë dhe ofendime nga disa persona, duke theksuar se ekziston një video që e vërteton këtë situatë dhe se ajo vetë e ka parë.
Përmes mesazhit të saj, Nikolli vë në diskutim edhe mënyrën se si ndërtohet figura publike, duke nënvizuar se veprimet konkrete kanë më shumë peshë sesa deklaratat. Postimi nis me një reflektim mbi heshtjen dhe përfundon me një paralajmërim të hapur, duke lënë të kuptohet se mund të ketë reagime të tjera në vijim.
Nga ana tjetër, deri në këtë moment nuk ka pasur një qëndrim publik nga Stresi.
Megjithatë, përplasja ka ngjallur reagime të shumta dhe diskutime mes ndjekësve në rrjete sociale.










