Yamaha i tregon derën, Valentino Rossi largohet në vitin 2021
Piloti legjendar numëron plot 7 tituj në Klasin Mbretëror, 4 prej të cilëve numri 46 i ka fituar pikërisht me motorin Yamaha, sidoqoftë vitet kalojnë edhe për të dhe “Doktori” që do të festojë 41-vjetorin e tij më datë 16 shkurt numëron vetëm një fitore në 65 garat e fundit në Moto GP.
Triumfi i fundit i pilotit veteran në cilindratën më të lakmuar të kampionatit botëror të motociklizmit është regjistruar në qershorin e vitit 2017, në Cmimin e Madh të Holandës në Assen dhe që nga ajo kohë me motorin Yamaha Valentino Rossi nuk ka asnjë fitore në 46 garat e fundit të kësaj kategorie.
Ditën e martë piloti që u rendit i treti në botërorin e kaluar, spanjolli Maverick Vinales rinovoi me ekipin nipon, sidoqoftë vetëm një ditë më pas drejtuesit e skuadrës japoneze Monster Energy Yamaha Moto GP firmosën për sezonin e ardhshëm gjithashtu edhe një kontratë 2-vjecare me pilotin e skuadrës satelite, francezin Fabio Quartararo, vendim që tregon qartë se për Valentinon në vitin 2021 nuk do të ketë më vend te Yamaha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



