E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zaçaj  flet përmandatin e Olta Xhaçkës: E paimagjinueshme që të vësh në pikëpyetje vendimin e Kushtetueses!
Lajme

Zaçaj flet përmandatin e Olta Xhaçkës: E paimagjinueshme që të vësh në pikëpyetje vendimin e Kushtetueses!

‘Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor.’

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka dhënë një ‘shuplakë’ të fortë sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla teksa u shpreh se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që Kuvendi të vendosë në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

Holta Zaçaj ditën e sotme në një konferencë për shtyp teksa ka bërë bilancin për vitin 2023 tha se politika ka për detyrë zbatimin e vendimeve si rruga e duhur e nevojshme dhe e vetme.

Zaçaj deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Kur kanë kaluar 13 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhet në Kuvend.

Shefi i kabinetit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ka thënë për mediat në tetor 2023 se kjo çështje pritej të diskutohej në javët e para të nëntorit, por ende s’është futur në shqyrtim.

“Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e shqyrtimit dhe brenda 2 javëshit të parë të nëntorit, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të marrë një vendim,” tha Kosta Barjaba nëpërmjet një bisede telefonike.

Në konferencën për shtyp, Zaçaj gjithashtu tha se Kushtetuesja nuk ka stok dosjesh të prapambetura si asnjë gjykatë tjetër në vend.

Ajo tha se parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca.

‘Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme.  Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes. Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj, 452 kërkesa, 367 kërkesa të regj në 2023 dhe 85 kërkesa të mbartura në 2022. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023.’, u shpreh kryetarja e Kushtetueses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.