Zarf i Zi në Big Brother, Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kristi Lamaj nuk do të jetë më pjesë e garës në shtëpinë më të famshme në vend. Banori është përjashtuar përfundimisht nga formati i këtij sezoni, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në “Big Brother Albania VIP 5”.

Vendimi u komunikua mëngjesin e sotëm përmes një zarfi të zi të dërguar nga Vëllai i Madh. Mesazhi u lexua para banorëve nga Brikena, duke njoftuar se përjashtimi i Kristi Lamajt është i menjëhershëm dhe pa mundësi rikthimi në garë.

Në njoftim theksohej se, për shkak të këtij vendimi, televotimi i hapur aktualisht shpallet i pavlefshëm dhe anulohet. Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e lojës dhe në strategjitë e banorëve të mbetur në shtëpi.

Publikuar nga Publik Media