E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës
Lajme

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Humb jetën shoferi, 6 pasagjerë në gjendje të rëndë, intubohet një fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pranë zonës së QTU-së, në aksin Durrës–Tiranë, duke sjellë pasoja tragjike dhe një numër të lartë të plagosurish.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i autobusit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë përplasjen e fortë.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Yrshek, në zonën e Kasharit, ku autobusi që udhëtonte nga Berati është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e goditjes së fortë, struktura metalike ka depërtuar në brendësi të mjetit, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen për nxjerrjen e pasagjerëve.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se aktualisht janë 12 persona të shtruar, mes tyre edhe një fëmijë që ndodhet në gjendje të rëndë dhe është futur në intubim. Gjashtë prej të plagosurve janë dërguar në sallat e operacionit për shkak të dëmtimeve serioze, ndërsa pesë të tjerë po marrin trajtim në urgjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për nxjerrjen e plotë të autobusit nga kanali anësor i rrugës. Për këtë operacion po përdoren edhe mjete të specializuara, përfshirë vinça të rëndë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në këtë segment ka pësuar vështirësi të përkohshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.