E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen identitetet e Imer Krrashit, i njohur si “i forti i Niklës”
Flash

Zbardhen identitetet e Imer Krrashit, i njohur si “i forti i Niklës”

31-vjeçari, anëtar i grupit të Marklen Hakës

Zbardhen identitetet e Imer Krrashit, 31-vjeçarit që u arrestua mesditën e së dielës në zonën e Liqenit të Thatë ndërsa tentoi t’i shpëtonte një kontrolli policor. BalkanWeb raporton se Krrashi është anëtar i grupit të Marklen Hakës, të njohur ndryshe si “I forti i Niklës”.

Sipas policisë, Imer Krrashi përdorte tre identitete, mes të cilëve Imer Masha dhe Imer Uka nga Kruja. Gjatë përpjekjes për t’i ikur kontrolleve, automjeti që ai drejtonte përplasi 9 automjete dhe një motomjet, ku ndodheshin një polic jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij, të dy u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Krrashi u shoqërua në Komisariatin Nr. 1 për veprime të mëtejshme. Gjatë kontrollit të automjetit, forcat speciale “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në veprime kriminale të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.