Zbardhen inicialet e 16 protestuesve të proceduar penalisht nga Policia
Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 16 personave që morën pjesë në protestën dhe marshimin e zhvilluar në kryeqytet, pas tubimit të organizuar përpara godinës së Kryeministrisë.
Sipas burimeve zyrtare, ndaj pjesëmarrësve rëndojnë disa akuza, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme.
Në listën e personave të proceduar penalisht përfshihen: A.K, L.K, A.LL, E.K, A.K, T.K, M.Y, XH.D, S.T, I.XH, E.Q, E.K, A.D, S.GJ dhe E.L.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, E.Q dhe M.C, të cilët pritet të shoqërohen për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Policia bën të ditur se hetimet janë në vijim, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të përfshirëve. Autoritetet theksojnë gjithashtu rëndësinë e respektimit të ligjit gjatë organizimit dhe zhvillimit të tubimeve publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



