E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen “të pathënat” e kreut të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura
Lajme

Zbardhen “të pathënat” e kreut të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura

Këshilli për Mandatet i Kuvendit zhvilloi këtë të hënë një mbledhje maratonë që zgjati rreth pesë orë, ku u analizua kërkesa e bërë nga SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara me dyer të mbyllura, sipas informacioneve të bëra publike në emisionin Top Story në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar disa nga qëndrimet e mbajtura në mbledhje nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho.

Sipas saj, Braho ka bërë disa komente lidhur me kërkesën e përsëritur për autorizimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres. Ai ka theksuar se çështja është diskutuar edhe më herët dhe se prokuroria ka kërkuar sërish që të jepet drita jeshile për vijimin e procedurave ndaj Ballukut.

Në ndërhyrjen e tij, drejtuesi i SPAK ka përmendur edhe faktin që është bërë publik në media, duke iu referuar debatit mbi propozimin e deputetëve të shumicës për pezullimin e saj nga detyra. Sipas raportimit të Hoxhës, Braho ka kujtuar se edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është shprehur mbi këtë çështje. Megjithatë, ai ka theksuar se Balluku vijon të ushtrojë funksionin e saj, pasi vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbardhur.

Braho ka bërë gjithashtu një krahasim edhe me një tjetër debat institucional që lidhet me ndryshimet e propozuara në Kodi i Procedurës Penale. Sipas tij, propozimi i fundit që ka mbetur pezull ka të bëjë pikërisht me çështjen e imunitetit të ministrave.

Ai ka nënvizuar se fakti që Balluku vazhdon të paraqitet në detyrë dhe se emërimet në strukturat përkatëse mbeten kompetencë personale e saj, përbën një element që, sipas prokurorisë, e bën të pamjaftueshëm vetëm pezullimin nga detyra. Për këtë arsye, SPAK nuk është pajtuar me sugjerimin e shumicës parlamentare që masa ndaj saj të kufizohet vetëm me pezullim.

“Interesante ka qenë ndërhyrja e kryeprokurorit Klodian Braho, ku ka hequr dy paralele, ku është kërkuar dhe përsëritur marrja e autorizimit për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Z.Braho ka përmendur faktin publik, teksa deputetët e maxhorancës kanë insistuar për pezullimin nga detyra. Ai është shprehur se nga faktet e bëra publike, Gjykata Kushtetuese është shprehur, por ka shtuar z.Braho, Balluku vazhdon të shkojë në detyrë përderisa nuk është zbardhur vendimi.

Braho ka hequr paralele sa i takon anës tjetër, të ndërhyrjes në Kodin e Procedurës Penale, që është propozuar së fundmi, që ka ngelur pezull për imunitetin e ministrit. E ka përmendur edhe këtë propozim z.Braho, duke thënë se jo vetëm është fakt që Z.Balluku shkon në punë, por edhe emërimet janë personale të zonjës Balluku. Për shkak të hetimeve nuk mjafton vetëm pezullimi, prandaj nuk kanë qenë dakord me sugjerimin e maxhorancës”, është shprehur Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.