E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen vendimet që nxorën nga qelia Dan Hutrën, autori i masakrës me tre gra të vrara në Tiranë
Lajme

Zbardhen vendimet që nxorën nga qelia Dan Hutrën, autori i masakrës me tre gra të vrara në Tiranë

Dy javë më parë, gjyqtari Gerd Hoxha i hapi derën e burgut vrasësit Dan Hutra, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.

Pavarësisht precedentëve të 40-vjeçarit, i dënuar më parë për vrasjen me thike të bashkëshortes së tij, përdhunimin e kunatës dhe pengmarrjen e kunatës tjetër, gjyqtari Hoxha u mjaftua që ai të kryente vetëm pak muaj burg për dhunimin e bashkëjetueses se tij Elena Hysa, të cilën e plagosi këtë të mërkurë në Tiranë.

  2 vendimet e gjyqtarit Gerrd Hoxha. Në të parin ai e dënoi Dan Hutrën vetëm me një vit burg, ndërsa në tjetrin e liroi përfundimisht.

Në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye.

Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.

Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari hoxha, me 16 shkurt, firmoset  shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës.

Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi.

Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.