Zbardhet dëshmia, si u fshehën faturat e luksit për llogari të Belinda Ballukut
Pllaka dhe pajisje për pishinën në Dhërmi
Shtohen telashet me drejtësinë për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Paralelisht me dyshimet e ngritura, mbi të rëndojnë tashmë edhe dy akuza të tjera mjaft të rënda: ajo e korrupsionit dhe e pastrimit të parave.
Burime për mediat bëjnë me dije detaje ekskluzive nga dosja hetimore, ku kyç ka qenë dëshmia e menaxherit të shitjeve të shoqërisë “Brunes” sh.a, shtetasit me iniciale S.K. Ky i fundit ka zbërthyer para autoriteteve skemën e blerjeve të materialeve të luksit, të cilat dyshohet se kanë shkuar për një pishinë në jug të vendit.
Porosia e madhe për kompleksin e vilave në Dhërmi
Sipas dëshmisë së menaxherit të zbardhur në, gjithçka lidhet me një porosi të vetme, por me vlerë mjaft të konsiderueshme. Bëhej fjalë për materiale ndërtimi, kryesisht pllaka dhe pajisje të tjera të nevojshme për ndërtimin e një pishine.
Destinacioni? Një kompleks vilash në Dhërmi i ndërtuar nga biznesmeni Pandeli Carapuli. Sipas dëshmitarit, personi që kishte kryer komunikimet dhe porositi mallin ishte shtetasi Julian Kelo.
Skema me faturat e kompanive private
Për të humbur gjurmët e financimit, blerjet nuk u bënë në emra personalë. Menaxheri ka dëshmuar se:
Pagesat dhe porositë janë realizuar përmes disa faturave të lëshuara në qershor të vitit 2020.
Si subjekt blerës në letra është shënuar shoqëria “Albanian Facility Management” sh.p.k.
Mallrat e luksit janë transportuar dhe kanë pasur si destinacion final Dhërmiun dhe Palasën.
Zhdukja e mesazheve dhe takimi i fundit në autostradë
Në pjesën e dëshmisë të pasqyruar, menaxheri ka treguar se komunikimet fillestare bëheshin me fletëporosi përmes email-it të punës, mbi të cilat përgatitej preventivi.
Më datë 21 maj 2026, menaxheri ka dhënë deklarime të tjera ku ka zbuluar edhe një takim ballafaques me Julian Kelon, rreth dy javë para dëshmisë, në ambientet e kompanisë në autostradën Tiranë-Durrës. Kelo kishte shkuar për të kërkuar sqarime të prera mbi blerjet e kryera në emër të tij dhe mbi komunikimet e mëparshme për pishinën.
Hetuesit kanë këqyrur edhe telefonin e menaxherit, por aty nuk janë gjetur më mesazhe të ruajtura për shkak të ndërrimit të pajisjeve celulare përgjatë viteve. Megjithatë, ajo që “ka “gozhduar” rrethin e dyshimeve ka qenë pikërisht emaili i punës, ku është konstatuar i plotë komunikimi që lidhej me fletëporosinë fillestare të pishinës që rëndon pozitat e ish-zyrtares së lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




