Zbardhet detaji/Ja si Fatmir Xhafaj gënjeu në komisionin e Sigurisë…
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Sigurisë, ku është diskutuar mbi pr/buxhetin e 2018-ës. Por, deputeti demokrat Myslym Murrizi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një detaj se si ministry Xhafaj ka gënjyer në komision.
“Sot në mbledhjen e komisionit të sigurisë kombëtare, ministri Xhafa gënjeu.
Për të treguar që është i vëmendshëm ndaj denoncimeve, mu drejtua që pas një denoncimi tim për dy punonjëse të komisariatit të Lushnjes, ka marrë masë.
Por tani mësova që jo vetëm që ata të dyja janë në punë për qejfin e tyre, por ministrin çfarë e detyroi të gënjejë publikisht?
Njëra është në komisariatin Lushnje dhe tjetra qenka “ internuar” ne komisariatin Divjakë.
Dhe jo vetem kaq por edhe kur kjo e Lushnjes ka qenë si e pezulluar , paska marrë rrogën kokërr më kokërr.
Tani meqënëse është rikthyer si “ triumfatore”, të gjitha kuponat për pashaporta , posta ja “ delegon” vetëm kësaj dhe njerezit zihen çdo ditë për rradhën”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



