Zbardhet nga bora qyteti i parë në Shqipëri
Pas Juglindjes reshjet e borës kanë nisur edhe në Verilindje të vendit.
Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha, ndërsa “BalkanWeb” raportoi se vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera.
Vjeshta e zgjatur dhe ditët e ngrohta dhe me diell me sa duket më në fund ia kanë lënë vendin dimrit.
Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



