E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet përplasja në Bllok: 39 vjeçari qëlloi me thikë djalin e ish-deputetit të PD, Rois Babasi nxjerr armën nga makina dhe e plagos në këmbë
Publik News

Zbardhet përplasja në Bllok: 39 vjeçari qëlloi me thikë djalin e ish-deputetit të PD, Rois Babasi nxjerr armën nga makina dhe e plagos në këmbë

 

Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi është arrestuar nga Policia si autor i plagosjes me armë zjarri dje në një lokal në Bllok.

Sipas Policisë, rreth orës 00:30 në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë 39 vjeçari Gazmir Bushaj, i cili më pas  u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht bëhet me dije se ky shtetas është konfliktuar fillimisht me mjete të forta me djalin e ish-deputetit të PD, me Rois Babasin, por më pas sherri ka degjeneruar.

Gazmir Bushaj ka qëlluar me thikë 22 vjeçarin Rois Babasi dhe ky i fundit në për t’ju përgjigjur dhe mbrojtur njëkohësisht ka marrë armën e zjarrit në makinë dhe ka plagosur në këmbë 39 vjeçarin.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B.

Tiranë  

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit.

Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B.|

FOTO: Ndriçim Babasi dhe Rois Babasi
babasi1-905x395_copy.jpg
Screenshot_5_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.