E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet shkresa e Taulant Ballës.Zgjedhja e Presidentit të ri, Kuvendi urdhër për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve
Lajme

Zbardhet shkresa e Taulant Ballës.Zgjedhja e Presidentit të ri, Kuvendi urdhër për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve në datën 4 maj në orën 12:30 me rend ditë fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, por edhe për përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.

Ndërkohë Kuvendi ka publikuar edhe shkresën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ku thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj.

“Duke patur në vëmendje afatet maksimale për çdo raund votimi të përcaktuara në pikën 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit si dhe numrin maksimal të këtyre raundeve (pesë) sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 86 të Kushtetutës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurat se zgjedhjes së Presidentit më datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën e Ballës.

Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, Balla propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të zhvillohet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 10 maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.