E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vjedhja te “Komuna e Parisit”, policia zbulon autorin dhe nxjerr fotot
Publik News

Zbardhet vjedhja te “Komuna e Parisit”, policia zbulon autorin dhe nxjerr fotot

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”.

Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.