E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulimi historik në Parkun Arkeologjik të Amantias
Lajme

Zbulimi historik në Parkun Arkeologjik të Amantias

Arkeologët gjejnë murin e ndërtuar në shekullin e III-të

Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, duke identifikuar për herë të parë murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias. Ky element i panjohur më parë ofron një pasqyrë të re mbi strukturën dhe organizimin e kësaj qendre historike.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje dhe detaje nga ky zbulim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vënë në dukje rëndësinë e këtij gjetjeje për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.

Sipas specialistëve, mendohet se ky mur rrethues është ndërtuar në shekullin e III para Krishtit dhe është shkatërruar në shekullin e VI pas Krishtit. Ky fortifikim i fuqishëm tregon jo vetëm nivelin e avancuar të organizimit urban të qytetit ilir, por edhe rëndësinë strategjike që kishte Amantia në atë periudhë. Zbulimi i murit shton një kapitull të ri në historinë e qytetit dhe kontribuon në njohjen më të thellë të zhvillimit të tij urban dhe social.

Përveç gërmimeve, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, duke siguruar ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, janë kryer punime konservuese mbi monumentet e evidentuara në vitet e fundit, duke pasuruar dhe ruajtur peizazhin arkeologjik unik të Parkut Antik të Amantias.

Ky projekt i rëndësishëm jo vetëm që pasuron trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, por edhe rrit interesin për turizmin arkeologjik dhe studimet historike në rajon.

“Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike👨‍🔧👩‍🔧🕵️‍♀️
Ndërkohë, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar kështu peizazhin arkeologjik të Parkut Antik,” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.