Zbulohen emrat e shtetasve rusë dhe gruas ukrainase që tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e Armëve në Gramsh
Zbulohen emrat e dy prej të arrestuarve nga policia për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Armëve në Gramsht.
Shtetasja ukrainas, është identifikuar si Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe.
Ndërkohë një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç. Ata janë kapur pasi hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve në uzinën ushtarake të Gramshit.
Dy ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë mbetur të lënduar nga sulmi i dy shtetasve rusë në uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Ata janë dëmtuar në fytyrë dhe në sy, pasi në drejtim të tyre është hedhur lëndë kimike.
Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e dy ushtarëve, që janë Aldo Bici dhe Ardian Caka.
Ushtarët nga spitali i Gramshit janë transportuar për në QSUT për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



