E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen emrat/  Si u ndanë qëndrimet për ndryshimet Kushtetuese
Lajme

Zbulohen emrat/ Si u ndanë qëndrimet për ndryshimet Kushtetuese

Parlamenti ka miratuar një ditë më parë ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afatit të institucioneve të vetingut.

PS dhe PD bashkuan votat dhe miratuar me 118 vota pro, 4 vota abstenim propozimin e maxhorancës për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik.

listën e deputetëve të cilët dolën kundër ndryshimeve Kushtetuese, të cilat u përkrahën nga SHBA-të dhe BE.

1

Ajo që bie në sy është fakti se nga radhët e PS, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Balluku duket se nuk ka votuar vetëm për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa dy nismat e tjera në axhendë i ka votuar pro.

Ndërkohë që lista pason me Sali Berishën që ka qenë prezant gjatë seancës, por nuk ka votuar, po ashtu në listë janë dhe përkrahësit e tij, si Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka etj.

Nga radhët e përkrahësve të Sali Berishës duhet se Isuf Çela ka votaur abstenim, ndërsa Edi Paloka nuk është paraqitur fare në seancë. Mes votave bie në sy dhe tre votat e LSI, të cilat u hodhën ‘të bardha’ pra abstenim. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixhoishin abstenimet, kurse  Agron Çela doli nga rreshti dhe votoi pro zgjatjes së afatit të vetingut.

Ishin, por nuk votuan

Sali Berisha

Belinda Balluku (PS)

Luan Baçi

Luçiano Boçi

Oerd Bylykbashi

Belind Këlliçi

Sorina Koti

Bujar Leskaj

Flamur Noka

Edmond Spaho

Agron Shehaj

Tritan Shehu

Albana Vokshi

1

Abstenim
Monika Kryemadhi- LSI
Petrit Vasili- LSI
Erisa Xhixho- LSI
Isuf Çela – PD

Nuk ishin fare në seancë

Edi Paloka, mungon
Flutura Açka, mungon
Tomor Alizoti, mungon

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.