E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen prapaskenat, kryeministri i Kosovës gati të nënshkruante që mbrëmë propozimin evropian, por…
Politikë

Zbulohen prapaskenat, kryeministri i Kosovës gati të nënshkruante që mbrëmë propozimin evropian, por…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit të ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borell, se ai ishte i gatshëm të firmoste propozimin evropian por sipas tij, pala serbe ka refuzuar.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se nuk është arritur asgjë, pasi Kurti ka refuzuar Asociacionin. Gjithsesi sipas zyrtarëve të BE-së takimi ka qenë i suksesshëm, shkruan Koha Ditore.

Sipas Borrellit, të dy liderët janë pajtuar se më nuk ka nevojë për diskutime për propozimin e BE-së dhe se ata kanë shprehur gatishmërinë të ecin para me zbatimin e marrëveshjes pas diskutimeve për modalitetet e dispozitave të saj. Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars.

Kryeministri Kurti pas takimit të ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borell, ka thënë se ishte i gatshëm të firmoste dakordimin për propozimin evropian porse, sipas tij, pala serbe ka refuzuar.

“Ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Kam thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, platformë solide për të ecur para. Do të ketë diskutime për planin e zbatimit, për çfarë edhe do të ketë diplomaci fluturuese siç i thonë, do të ketë takim të radhës të nivelit të lartë nga mesi i marsit, sërish me ndërmjetësimin e Z. Borrell e z. Lajçak.

Falenderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.” – ka thënë Kurti për mediat pas takimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.