Zbulohet arsyeja përse Ed Sheeran është tërhequr papritur nga muzika
Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran na la të kuptojmë se së shpejti, ai dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn, do të bëhen prindër për herë të parë.

Në fillim të këtij viti Ed zbuloi se kishte një plan të veçantë për fëmijët që do të ketë në të ardhmen.
I njohur edhe për koleksionin e tatuazheve, thuhet se së fundmi Ed po përdor trupin e tij për të njoftuar se një foshnje është rrugës.

Sipas “Mirror”, një burim tha: “Ed vjen nga një familje e madhe katolike dhe dëshiron që të ketë një shtëpi plot me fëmijë”.
Nuk është hera e parë që Ed bën tatuazh ngjarje apo kujtime të rëdësishme.

Ai bëri tatuazh fjalën “Red” (e kuqe), pas miqësisë që krijoi me këngëtaren Taylor Swift.
Sipas një raporti të publikuar në “The Sun” dje, thuhet se Charry Seaborn është në fazën e fundit të shtatzënisë me fëmijën e parë me Ed.
Sipas një burimi, “Ed dhe Charry janë në qiellin e shtatë. Ata janë shumë të lumtur dhe të emocionuar, por kanë zgjedhur ta mbajnë gjënë private deri më tani”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



