Zbulohet data, ja kur do të nisë “Big Brother Vip Kosova”

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Reality show më i ndjekur në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova, pritet të rikthehet së shpejti me edicionin e tij të katërt.

Në një video live në rrjetet sociale, moderatori i emisionit ‘Kosova Today’, Kron Sadiku, ka hedhur dritë mbi atë që mund të jetë data e fillimit të spektaklit që ka mbërthyer audiencën sezon pas sezoni.

“Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, ashtu po flitet”, është shprehur Sadiku, duke nxitur menjëherë reagime të shumta në rrjet.

Edhe pse produksioni ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht datën, deklarata ka mjaftuar për të entuziazmuar fansat, të cilët kanë nisur menjëherë numërimin mbrapsht dhe spekulimet për banorët e rinj, surprizat e këtij sezoni dhe formatin që do të ndjekë edicioni i ri.

Pas suksesit të madh të edicioneve të mëparshme, pritshmëritë për BBVK4 janë jashtëzakonisht të larta – si nga publiku, ashtu edhe nga emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Publikuar nga Publik Media