E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZBULOHET KONTRATA E FSHEHTË/ Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve
Lajme

ZBULOHET KONTRATA E FSHEHTË/ Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

Një kontratë e shitjes së gazit që dyshohet se është zhdukur nga protokolli i Albpetrolit, lidh në aferë ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ish drejtorin e Albpetrolit Endri Puka me biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtiri.

Në praktikën e plotë të kësaj kontrate të shitjes së gazit një operacion i realizuar në dy muaj (Gusht-Tetor 2017) dhe që parashikonte shitjen me ankand të 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial të siguruar nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal .

Ka qenë biznesmeni Mirel Mërtiri ai që nëpërmjet kompanisë së tij “CGC” i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

1

Pasi ka marrë ofertën, kreu i Albpetrolit Puka së bashku me ministrin Gjiknuri në bashkëpunim kanë shmangur çmimin standard të shitjes së gazit industrial të caktuar nga metodologjia e ERE-s dhe kanë futur në lojë një metodologji të re që bazohej në bursën hollandeze, shoqëruar dhe me një koifiçent zbritës.

Por edhe pasi kanë aplikuar formulën e tyre private për llogaritjen e çmimit, ata nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa biznesmeni Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Një ekspert ndërkombëtar i energjisë, i cili bëri përllogaritjen  nga ku rezulton se me firmën e Gjiknurit dhe Pukës, biznesmenit Mërtiri i është shitur gazi me një skonto prej 230 mijë e 913 eurosh më pak nga çmimi që impononte formula e përdorur. Një burim konfidencial pranë Albpetrol, i tha Hashtag.al se kontrata në fjalë është lidhur në fshehtësi të plotë, ndërsa ka pasur probleme me sigurimin e kontratës dhe konfliktin e interesit.

“Në dijeninë time dokumetet e këtij tenderi janë manipuluar në protokollin e Albpetrolit dhe nuk ekzistojnë më. Nuk e di si i keni gjetur. Por mund të them se asokohe në Albpetrol  kjo kontratë u bë shumë problematike pasi biznesmeni përfitues Mirel Mërtiri nuk kishte paguar në bankë sigurimin e kontratës, apo garancinë siç quhet. Nga ana tjetër, përfituesi Mirel Mërtiri në kohën që u zhvillua ankandi kishte të punësuar në Albpetrol në drejtorinë e Tranagatit të vëllanë e tij shtetasin Ervin Mërtiri, i cili në atë kohë ka drejtuar pikërisht drejtorinë që mbulonte dhe shitjen e sasive të gazit”, – tha burimi konfidencial për Hashtag.al.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.