E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kush rrezikoi t’i merrte Berishës opozitën
Lajme

Zbulohet kush rrezikoi t’i merrte Berishës opozitën

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar këtë fundjavë në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24, komentoi zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, duke prekur si mazhorancën ashtu edhe kampin opozitar.

I pyetur se kush mund të jetë pasardhës i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste, Lesi dha një përgjigje ironike dhe goditëse ndaj strukturës së partisë.

“Në PS pas Ramës ka 100 vende bosh. Nuk ka njeri që e konkurron. Ai është shumë i fortë në atë parti,” – tha ai, duke nënvizuar mungesën e lidershipit alternativ në mazhorancë.

Sa i përket opozitës, Lesi komentoi në mënyrë enigmatike marrëdhënien mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke deklaruar se në një moment, kreu i Partisë së Lirisë ka tentuar të marrë drejtimin e opozitës nga Berisha.

“Meta rrezikonte t’ia merrte drejtimin e opozitës Berishës, por kjo nuk mund të ndodhë më. Meta është në burg,” – u shpreh ai shkurt.

Deklarata e Lesit vjen në një moment kur skena politike shqiptare ndodhet në një fazë të tensionuar, me drejtësinë që ka hyrë në përplasje të hapur me disa nga figurat më të larta të politikës shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Ku po gabon Rama?

Nikoll Lesi: Ka shumë gabime, por problemi është kjo opozitë që nuk ngjall besim. Unë dua opozitë tjetër që më nxjerr edhe mua në protestë.

Nisida Tufa: Thamë për Berishën që duhet të hapë krahun…

Nikoll Lesi: Të hapë krahun. Ka militantë pas tij.

Nisida Tufa: Kush mund të ishte një pasardhës i Ramës? Veliaj e konkurronte…

Nikoll Lesi: Kandidat i mundshëm që mund t’ia merrte opozitën Berishës ishte Ilir Meta, por e futën në burg.

Nikoll Lesi: Pasardhës i Ramës në PS? Nuk e di, është e vështirë. Është Edi Rama i pari, ka 100 vende bosh, pastaj vjen i dyti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.