Zbulohet Marrëveshja 300-milionshe SHBA–Shqipëri
Neni 1
Çdo pajisje e re ushtarake do të inaugurohet me prerje shiriti në prezencë të Ramës. Shiritat do kenë mbishkrimin, “besë strategjike”.
Neni 2
Prezantimi i dronëve i besohet Taulant Ballës, me kusht që prezantimi të bëhet me një filmim të protestës së Flamingove.
Neni 3
Zegjine Çaushi do të jetë përgjegjëse për prezantimin publik të teknologjisë së re, ceremonia do shoqërohet me pasthirrma të herë pas hershme – o Gazo nuk ta tregoj se është sekret
Neni 4
Belinda Balluku do sistemojë avionët në aeroportin e Vlorës, afër anijeve Tigër.
Neni 5
Mirela Kumbaro do të certifikojë çdo bazë ushtarake, me kusht që, të paktën të ketë një pikë të vogël për investitor strategjik.
Neni 6
Sara Mile do të kujdeset që çdo pajisje ushtarake të transportohet e sigurtë për në Mjekës të Elbsonit.
Neni 7
Ermal Nufi do pagëzojë me emra shqip disa nga paisjet ushtarake.
Neni 8
Niko Peleshi do të sqarojë se çdo plan është hartuar me përpikëri. Nëse pyetet për afatet, mbledhja shpallet e mbyllur.
Neni 9
Blend Gonxhja do sajojë stadiumin e koncerteve të marinës amerikane (marina ka një bandë speciale për argëtim).
Neni 10
Nëse ndonjë gazetar kërkon tekstin e plotë të marrëveshjes, do t’i jepet vetëm njërit me përvojë, me vulën, “Konfidenciale”. Kuptohet i takon Fevziut se ai ka parë edhe dokumentin e pavarësisë së Kosovë para tjerëve. Ka parë kopshtin e Edenit në kryeministri para tjerëve. Ka parë koleksionin e dhuratave të Ramës në kryministri…ka parë botë me sy me pak fjalë.
Neni i fundit
Shoku Ramës, Ron Yeffet do merret me kopsitjen e faturave./ Hysni Gurra
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



