E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet një sasi e madhe droge në autobusin me targa shqiptare, 2 të arrestuar
Lajme

Zbulohet një sasi e madhe droge në autobusin me targa shqiptare, 2 të arrestuar

Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se në një autobus me targa shqiptare në kufi janë gjetur disa kilogramë kokainë dhe heroinë, ndërsa bëhet me dije se brenda mjetit kanë qenë vetëm dy shtetas shqiptarë të moshave 41 dhe 33 vjeç. Sipas artikullit, autobusi ishte bosh dhe brenda si pasagjer ishte vetëm 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte në drejtim të mjetit.

“Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.
Gjatë kontrollit kufitar, të kryer nga efektivët së bashku me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku pesë prej tyre ishin me heroinë, me një peshë totale prej 5.4 kg, ndërsa pesë të tjerat përmbanin kokainë me peshë totale 5.6 kg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.