‘Zbythet’ Klevis Balliu, përfundon në Lanë nga protestuesit
Klevis Balliu ka përfunduar në lumin Lanë teksa tentonte të largohej nga turma e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë.
Deputeti i Partisë Demokratike është gjendur përballë thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkonin largimin e tij nga protesta. Në përpjekje për t’u larguar, Balliu ka përfunduar në ujërat e Lanës.
Pamjet tregojnë momentin kur ai largohet nëpërmjet Lanës. Protesta vijon të shoqërohet me përplasje dhe pakënaqësi të një pjese të pjesëmarrësve ndaj klasës politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



