E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i Metës “këshillon” Mero Bazen: Presidenti të dha mundësi të hapësh sytë, po të keqpërdorë Rilindja
Publik News

Zëdhënësi i Metës “këshillon” Mero Bazen: Presidenti të dha mundësi të hapësh sytë, po të keqpërdorë Rilindja

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi “këshillon” gazetarin Mero Baze që “të hapë sytë” pasi është e papranueshme që një gazetar rrace si ai të keqpërdoret nga Rilindja deri në nivelet më të ulëta.

Reagimi i Blushit vjen pak pas reagimit që bëri vetë presidenti Meta mëngjesin e sotëm, për një shkrim të Gazetës Tema.

“Konkretisht, “Tema” jote, në shkrimin e datës 21 shkurt 2021, me titull “Ilir Meta, takime të fshehta për të nxjerrë LSI-në nga llumi.”, pretendon se Presidenti i Republikës ka zhvilluar një takim të fshehtë, me përfaqësues të moshës së tretë në Jug, për ringritjen sipas saj të LSI.

Në fakt, takimi, që i referohet fotoja e publikuar nga “Tema”, është zhvilluar në datën 18 janar 2021, pra një muaj më herët, si dhe është bërë publik, nga vetë Presidenti Meta.

Takimi nuk ka qenë i fshehtë, fotot janë publikuar nga Kreu i Shtetit dhe siç mund ta verifikojë çdo shqiptar, nuk ka lidhje as me LSI, as me takime të moshës së tretë në Jug, por me komunitetin dhe rrugën e Selenicës”, shkruan ndër të tjera Blushi.

Shkrimi i plotë:

Zoti Mero, mos ju fshi mashtrimit publik të Gazetës Tema!

Je i kapur në flagrancë dhe çdo pretendim tjetër, të bën edhe më qesharak në sytë e lexuesve, por edhe të atyre, që të keqpërdorin pa mëshirë!

Presidenti Meta të dha sot një mundësi, që ti të ndërgjegjësohesh dhe të hapësh sytë, që për një gazetar të racës tënde, është e papranueshme, që Rilindja ta keqpërdorë deri në këtë nivel poshtërues.

Konkretisht, “Tema” jote, në shkrimin e datës 21 shkurt 2021, me titull “Ilir Meta, takime të fshehta për të nxjerrë LSI-në nga llumi.”, pretendon se Presidenti i Republikës ka zhvilluar një takim të fshehtë, me përfaqësues të moshës së tretë në Jug, për ringritjen sipas saj të LSI.

Në fakt, takimi, që i referohet fotoja e publikuar nga “Tema”, është zhvilluar në datën 18 janar 2021, pra një muaj më herët, si dhe është bërë publik, nga vetë Presidenti Meta.

Takimi nuk ka qenë i fshehtë, fotot janë publikuar nga Kreu i Shtetit dhe siç mund ta verifikojë çdo shqiptar, nuk ka lidhje as me LSI, as me takime të moshës së tretë në Jug, por me komunitetin dhe rrugën e Selenicës.

Je i kapur me fakte në mashtrim, siç e ka kapur më herët “Tema”-n edhe Parlamenti Europian, që e ka stampuar në ballë me vulën “Fake Neës”, si gazetën kampione më të pabesueshme në kontinent.

Çdo pretendim tjetër nuk i ka hije një gazetari të stofit tënd.

Edhe ne na vjen shumë keq kur të shohim në këtë gjendje të mjerë, por fakti është fakt!

Zoti Mero, edhe pse jemi të bindur se autori i shkrimit nuk je ti, sepse ti je një gazetar shumë serioz dhe për të tillë të njohin të gjithë shqiptarët, por si botues, kërko falje për këtë mashtrim publik dhe mos i lejo më të të venë në lojë deri në këtë nivel, duke të bërë shembull kontinental!

Nëse nuk i ndalon dot, të jesh i bindur se në referendumin e 25 prillit, shqiptarët do votojnë për të të shpëtuar edhe ty edhe gazetarët e racës tënde nga pengmarrja e Rilindjes, që parimet, brishtësinë dhe sinqeritetin tuaj, i trajton si dobësi dhe objekt për telendisje publike.

Përshëndetje revolucionare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.