Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë krahason Trumpin dhe Putinin me derrat që “fërkojnë feçkat së bashku”
Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i quajti ish-presidentin Donald Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin “derra të përzier dhe të frikshëm”, shkruan The Independent.
Reagimi në twitter i Bates erdhi pas disa deklaratave të Trump, i cili lavdëronte liderin rus si “mjaft të zgjuar” për “marrjen e përgjegjësisë”.
“Ai po merr nën kontroll një vend, me të vërtetë një vendndodhje të madhe, një pjesë të madhe toke me shumë njerëz, thjesht duke hyrë brenda”, tha Trump.
Komentet e ish-presidentit erdhën pasi Rusia filloi një sulm ushtarak ndaj Ukrainës që tashmë ka lënë dhjetëra njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë mes frikës dhe pasigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



