E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit në seancën e Kombeve të Bashkuara
Bota

Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit në seancën e Kombeve të Bashkuara

Presidenti Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të niste fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ky i fundit mbërriti gjatë ditës së hënë në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi që “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”. Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky.

Ndërkohë, lideri ukrainas ka publikuar në rrjetet sociale një video ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB, Vassily Nebenzia. Rusia është kritikuar nga të gjitha vendet perëndimore për pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.