E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky e dënoi sulmi çnjerëzor në ditën e Krishtlindjes, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
Lajme

Zelensky e dënoi sulmi çnjerëzor në ditën e Krishtlindjes, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Ditën e djeshme presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” duke nisur një sulm të madh brenda natës në infrastrukturën energjetike të vendit të tij në ditën e Krishtlindjes. Ai i quajti ato “çnjerëzore” dhe tha se po punohet për të rivendosur energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.
“E keqja ruse nuk do ta thyejë Ukrainën”, shtoi ai.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin zbuluar 184 raketa dhe drone, por shumë prej tyre u rrëzuan ose humbën objektivat e tyre.

Nga ana tjetër, Moska konfirmoi sulmin dhe pretendoi se qëllimi i saj ishte arritur. Mbrojtja ruse konfirmoi se forcat e saj kishin kryer një “sulm masiv” në objektet “kritike” të energjisë në Ukrainë, ndërsa shtohet se sulmi kishte qenë një sukses dhe të gjitha objektivat u goditën. Sulmi çoi në ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, ku disa banorë u strehuan në stacionet e metrosë.

“Ky ishte sulmi i 13-të i madh ndaj sektorit energjetik të Ukrainës këtë vit, tha kompania më e madhe private e energjisë në vend”, DTEK.

Kjo është hera e dytë që Ukraina feston ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor. Tradicionalisht ndoqi kalendarin Julian, si Rusia, ku Krishtlindjet bien më 7 janar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.