E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky: Ushtrisë ruse i kemi thyer shtyllën kurrizore, s’do ta marrë dot veten për vitet e ardhshme
Lajme

Zelensky: Ushtrisë ruse i kemi thyer shtyllën kurrizore, s’do ta marrë dot veten për vitet e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodomyr  Zelensky ka deklaruar se vendi i tij kishte “thyer shtyllën kurrizore” të një prej ushtrive më të forta në botë – duke theksuar se rusët “nuk do ta rimarrin dot veten për vitet e ardhshme.

Ai foli edhe pritshmëritë e larta se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës.

Zelensky tha se kthimi në status quo-në e 23 shkurtit – përpara se Rusia të pushtonte – do të përfaqësonte “fitore”.

“Kjo do të nënkuptonte një fund të “fazës së parë” të luftës, tha ai – duke shtuar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.

Zelensky këmbënguli se vendi i tij ishte përgatitur në mënyrë adekuate për pushtimin – dhe tha se rusët bënë nënvlerësime. “Ata nuk dinin për një sërë gjërash,” pohoi ai.

Presidenti po fliste në një intervistë 75-minutëshe të regjistruar paraprakisht së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.