E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zevëndësministrja Voda merrte, 1 mijë euro për një vend pune dhe një arkë me peshk dhuratë
Publik News

Zevëndësministrja Voda merrte, 1 mijë euro për një vend pune dhe një arkë me peshk dhuratë

Nga dosja hetimore mësohet se dy shtetaset në fjalë kanë dorëzuar nga 1 mijë euro përmes një zarfi me qëllim punësimi.

Më 13 shkurt 2020, avokatja Majlinda Hasani, është takuar me Florida Beun ndërkohë që kjo e fundit mbante detyrën e zëvendësministres, duke i kërkuar një vend pune.

“Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë Rovena Voda lidhur me Florida Beun.

Mësohet se Florida Beu i ka dhuruar gjithashtu zëvendësministres edhe një arkë me peshk gjatë një takimi në Portin e Durrësit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Florida Beu se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Megjithatë Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.