Zgjedhja e Presidentit e ri, Rama: Do presim deri në raundin e katër dhe…
Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti i ri të jetë edhe politik.
I pyetur nga gazetarët se nëse mazhoranca do të rishikojë kriterin që Kreu i ri i Shtetit të mos jetë aktiv në politik, Rama dhe se nuk është vendosur asnjë kriter. I vetmi kriter tha ai është që kandidati të mos jetë nga grupi parlamentar i PS.
Ai u shpreh se nuk beson se brenda PD ka nje kandidat per President, por ironi u shpreh se nese ka ndonjë kandidat te pazbuluar le te publikohet.
Pyetje: Mund ta rishikojë PS kriterin që Presidenti mos të jetë aktiv në politikë?
Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlament aty është të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshme.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do të presë deri në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit dhe nëse nuk do të ketë konsensus me opozitën, maxhoranca do të ushtrojë të drejtën e numrave që i jep Kushtetuta për ta zgjedhur kreun e shtetit me 71 vota.
Teksa dha një konferencë për mediat pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e kreut të shtetit, Rama theksoi se PS është e hapur të negociojë me të gjitha pjesët e opozitës, por përjashtoi mundësinë e uljes në diskutime me Sali Berishën.
“Nuk kemi nevojë të bëmë asnjë testim se nuk i kemi votat dhe nuk ka asnjë nevojë që ne të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do të presim nëse ka një dëshirë nga pala tjetër. Sigurisht nuk do mbetemi pa ezuruar atë mandat që na jep Kushtetuta.
S’kemi me kë të negociojmë, megjithatë presim. Nuk është e nevojshme që ne ti ndajmë kush është kush. Dihet me kë ne refuzojmë të negociojmë. Ndërkohë ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë që do të donte të fliste me ne. Nëse nuk duan të flasim ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të presim deri në raundin e katërt për të shfrytëzuar mandatin që na jep kushtetuta”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



