Zgjedhja pa konsensus e Kryeprokurorit, “vdekje” e reformës në drejtësi
Për kryetarin e Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës, Lulzim Basha, zgjedhja e njëanshme e Prokurorit të Përgjithshëm do të ishte një vdekje e reformës në drejtësi, reformë kjo kryesore për hapjen e negociatave me BE-në.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Të paekspozuarit”, Basha u shpreh se nëse Kryeprokurori i përkohshëm do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë do të ishte një akti i papranueshëm, kapje politike e drejtësisë e cila nuk do t’i përgjigjej më qytetarëve. Sipas Bashës kjo do të ishte një hapje e kutisë së Pandorës, që do të dëmtonte Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj europian.
Më tej kryedemokrati tha se e gjithë përpjekja bëhet për të mbyllur kapakun e sapo hapur që tregon shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtet dhe është tërësisht në interesa të ngushta politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



