Zgjedhjet e 14 majit/ Partitë një javë kohë për regjistrimin e koalicioneve në KQZ
Vetëm një javë kohë ka mbetur nga regjistrimet e koalicioneve politike për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ky afat parashikohet në Kodin Zgjedhor. Në pikën 1 të nenit 65, thuhet se koalicionet zgjedhore mund të regjistrohen në KQZ jo më shumë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
“Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më shumë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në pikën 1 të nenit 65 në Kodin Zgjedhor.

Kështu, partive politike nuk i ka mbetur shumë kohë për të regjistruar koalicionet.
Ndërkohë, PD-ja e vulës që kryetar zyrtar ka Lulzim Bashën, jo vetëm që nuk është regjistruar me koalicione në KQZ, por nuk ka plotësuar as dokumentacionin e duhur për ta futur PD-në në zgjedhjet vendore.
Për më tepër, Basha ka dorëzuar disa dokumenta me autorizime false për Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë i PD-së, pasi vetë nuk e ka dhënë asnjëherë zyrtarisht dorëheqjen, ndonëse e deklaroi publikisht me zë e figurë se do ta bënte atë një vit më parë.
Në këtë mënyrë, PD-ja e vulës po rrezikon futjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



