E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e kryetarëve në degë, Berisha flet për deputetët që dolën kundër: Nëse gjejnë shkelje… Në bazë çarja e PD u mbyll
Publik News

Zgjedhjet e kryetarëve në degë, Berisha flet për deputetët që dolën kundër: Nëse gjejnë shkelje… Në bazë çarja e PD u mbyll

Sali Berisha e ka cilësuar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PD si më të gjatin në historinë e kësaj partie.

Gjatë bashkëbisedimit javor me gazetarët, ai u shpreh se ka pasur mendime të ndryshme sa i përket këtij procesi, por nuk kanë rakorduar.

Berisha tha se procesi është në përputhje me statuin e PD dhe deputetët që i kanë dalë kundër mund të bëjnë verifikimet dhe të paraqesin fakte nëse ka pasur shkelje. Ndërsa theksoi se janë zgjedhur kryetarë të degëve edhe dhjetra drejtues që nuk kanë mbështetur foltore.

Sipas tij, “baza po mbyll përçarjen në PD, ndërsa do pasohet edhe nga qendra, ky është besimi im.”

“Procesi i zgjedhje në PD është proces mujor, ndoshta më i gjati në historinë e saj. E dyta, mendimet kanë qenë të ndryshme dhe të pamundura për tu rakorduar. P.sh: Ka pasur mendime për të filluar nga zero. Me gjithë respektin por nuk ka kurrë njeri tagrin të marrë vendim të tillë.

Ai mund të jetë anëtar i thjeshtë i PD, por nëse ka kryer një procedurë ligjore se anulon dot askush, është shkelmim mbi të. Merr fund kjo periudhë, ku me shkop magjik e urdhër nga lart bëheshin procedura të tilla. Për çdo deputet, anëtar që mendon ose ka prova se në këtë apo atë grup seksioni nuk është zbatuar statuti i Partisë, të verifikohet gjithçka dhe pa asnjë lloj pengese vendos përsëritjen, aty ku nuk është zbatuar.

Ky është rregulli, nga ana tjetër deputetët që i përkasin shumicës, s’janë përfaqësues të partisë. Në tërësi deputetët janë përfaqësues të shumicës. Ata janë të lirë të paraqesin me fakte ku janë shkelur normat e statutit, janë zgjedhur dhjetëra ish drejtues që nuk kanë zgjedhur foltoren, për mua janë njësoj, janë zgjedhur kryetarë të degëve, që kanë konkurruar me kandidatë që mbështetën foltoren dhe do zgjidhjen.

Pati një çarje PD po e mbyll baza dhe do e mbyllë qendra, ky është besimi im”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.