Zgjedhjet lokale/ Meta: Ndryshimi fillon nga Tirana!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se për zgjedhjet e ardhshme vendore, ndryshimi do të nisë nga qyteti i Tiranës.
Ish-Presidenti ka publikuar një videomesazh në rrjete sociale ku shprehet se gjysma e kandidatëve për Këshillin e Bashkisë së Tiranës do të vijnë nga rradhët e të rinjve.
Sipas Metës, do të jenë pikërisht të rinjtë që do të sjellin ndryshimin pas këtyre zgjedhjeve.
Mesazhi i Ilir Metës:
Të rinjtë do të kenë zërin e tyre të fuqishëm në Këshillin e Bashkisë së Tiranës por edhe në të gjithë këshillat e tjera dhe sikurse e kam deklaruar më parë, të paktën gjysma e kandidatëve në këshillin e Bashkisë së Tiranës do të jenë përfaqësues të të rinjve dhe të rejave në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet fort.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



